Vendosni fjalën kyçe....

Krimi Glyka Nera, njëri prej çiftit bëri një udhëtim në Kretë para vrasjes, mund të ishte pjesë e planit


Detaje të reja bëhen me dije nga mediet greke lidhur me vrasjen e ndodhur në Glyka Nera.

Presidenti i Nderit të Oficerëve të Policisë, Athanasios Katerinopulos ka zbuluar se një muaj më parë një prej çiftit, Caroline Crouch ose Babis Anagnostopoulos udhëtoi për të marrë me qira një shtëpi në një kohë pandemie dhe kur ndaloheshin lëvizjet nga një rajon në tjetrin.

“Ai kishte gjithë kohën për të mbuluar atë që mund të mbulonte, për vrasjen e gruas fatkeqe.”- vuri në dukje oficeri i policisë në pension, citon Protothema.

Ai zbuloi një tjetër element që mund të jepte perspektivë shtesë për hetimet për vrasjen e Caroline-s, pasi: “një nga çifti shkoi me një tjetër anëtar të seksit të kundërt në Kretë për të marrë me qira një shtëpi”.

Ky udhëtim u zhvillua në datat 10 ose 12 Prill, periudhë kur askush nuk mund të udhëtonte për shkak të karantinës. “Personi që shkoi atje ishte i mërzitur dhe në fund shtëpia nuk u mor me qira.”- tha Katerinopulos, duke cituar përshkrimin e pronarit të shtëpisë.

“Ky informacion që më mbërriti mua mund të ketë mbërritur edhe në ELAS. Vlerësoj se siç ma dha mua, ai ua dha edhe Autoriteteve.”- shtoi ai pa zbuluar se cili nga të dy ishte në Kretë. “Ky person ka një fytyrë, një telefon, një lajmëtar.”– tha ai për pronarin e shtëpisë.

Nëse ka qenë Babis ai që ishte i shoqëruar me një grua tjetër, ngre dyshimet se problemet në çift ishin më të theksuara nga sa mendonim dhe se shoqëruesja e tij mund të dyshohet si bashkëpunëtore në krim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *