Sulmuesi i njohur brazilian, Romario, është shfaqur në në video duke kërcyer.
Videoja ka bërë xhiron e rrjetit duke qenë se 55-vjeçari shfaqet me një fizik tejet në formë e duke kërcyer plot pasion.
I lindur në vitin 1966, Romário de Souza Faria, i njohur për tifozët e futbollit thjesht si Romario, është një nga lojtarët më të spikatur në historinë e kombëtares së Brazilit.
Në karrierën e tij ai ka luajtur më dhjetëra klube braziliane ndërsa në Europë ka veshur fanelat e PSV-së, Barcelonës e Valencias.
Me kombëtaren braziliane Romario ka fituar një Kupë Bote në vitin 1994, që u zhvillua në SHBA. Pas lënies së futbollit, Romario i është futur politikës.
Në vitin 2010 ai u zgjodh deputet për Partinë Socialiste të Brazilit ndërsa në vitin 2014 u zgjodh Senator. Në vitin 2017, Romario ndërroi parti duke u bashkuar me Podemos, një tjetër parti e majtë braziliane.