Vendosni fjalën kyçe....

Kompania e nënkryetarit të Bashkisë, fiton tenderin për ndërtimin e rrugës


Tenderat abuziv dhe të njëanshëm në Shqipëri nuk kanë fund, saqë skandalet me ta janë kthyer në standart.

Këtë radhë në një skandal të tillë është përfshirë Bashkia e Finiqit, ku nënkryetari i saj Ilia Kalivioti, në konflikt të hapur interesi i ka dhënë një tender kompanisë që ai ka në pronësi.

Në mënyrë të kundërligjshme, tenderin për rikonsruksionin e një rruge, sipas denoncimit të mbërritur në CNA.al,  ia ka dhënë kompanisë së tij “Kalivioti”.

Bëhet fjalë për rikonstruksionin e rrugës Dermish-Jerme, e cila kishte një fond limit me vlerë 79,916,666.00 Lekë.

Tenderi sipas Agjencisë së Prokurimit Publik rezulton të jetë hapur me datë 1.04.2021 dhe është mbyllur me datë 10.05.2021.

Ky tender është fituar nga kompania Kalivioti, me vlerë 51,920,560 lekë,  ku pronar është nënkryetari i Bashkisë Finiq.

Sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kompania Kalivioti, rezulton se pronar është Ilir Kalivioti.

Madje edhe adresa që është lënë për kontakt është e nënkryetarit të Bashkisë së Finiqit, Ilia Kalivioti.

Për më tepër kjo kompani rezulton te ketë marrë edhe tendera të tjera nga Bashkia e Finiqit, pra nga Bashkia, ku nënkryetar është pronari i kësaj kompanie.

Bëhet fjalë të paktën edhe për 6 tendera të tjerë të marrë nga kjo Bashki.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e CNA


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *