Vendosni fjalën kyçe....

Kemi shkatërruar dy të tretat e regjimenteve të Hamasit, thotë Netanyahu


Izraeli ka shkatërruar rreth dy të tretat e regjimenteve luftarake të Hamasit në Gaza, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke u zotuar se do vijojë luftën deri në “fitoren e plotë”.

“Ka dy faza në luftime; e para është shkatërrimi i regjimenteve të Hamasit, ato janë kornizat e tyre të organizuara luftarake,” tha Netanyahu në një konferencë shtypi në Tel Aviv.

“Deri tani gjashtëmbëdhjetë ose shtatëmbëdhjetë nga njëzet e katër janë shkatërruar. Pas kësaj është faza e pastrimit të territorit nga militantët. Veprimi i parë është zakonisht më i shkurtër, i dyti zakonisht zgjat më shumë.” – shtoi ai.

Duke mbajtur një foto të një ushtari të rënë izraelit, Netanyahu tha se trupat nuk kanë humbur jetën për hiçgjë dhe u zotua se luftimet do ecin para derisa Hamasi të mposhtet dhe pengjet të kthehen.

“Fitorja do marrë shumë muaj të tjerë, por ne jemi të vendosur ta arrijmë atë,” tha Netanyahu.