Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Elbasan, një i plagosur


Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Ngjarja ndodhi në Unazën Jugore të Elbasanit rreth orës 21:20.

Në aksident janë përfshirë dy automjete.

Për pasojë automjetet janë shkatërruar pjesërisht, pa pasoja për personat që ndodheshin në automjete. Aksidenti ndodhi në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Cërrikut”.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ardhur për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit nga të dy drejtuesit e automjeteve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *