Vendosni fjalën kyçe....

ONM ankimoi vendimin për Elisabeta Imerajn, Yuri Kim ngre pyetjet: Do tregohet guxim dhe vihet drejtësi, apo do sulmohet Vettingu


Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka reaguar lidhur me rekomandimin e ONM-së, drejtuar Komisionerit Publik për të ankimuar vendimin e KPK-së për kryeprokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Në një postim në “Twitter”, ambasadorja Kim shprehet se duhet ndjekur me kujdes se çdo të ndodhë më procesin, nëse siç shprehet ajo do të jepet drejtësi, apo do të “sulmohet procesi i Vettingut”.

Zonja Kim ka edhe një mesazh për mediet, të cilave u kërkon t’i shërbejnë publikut duke e mbuluar çështjen me integritet dhe të mos qëndrojnë të heshtura.

 “Në përputhje me rolin e tyre kushtetues në procesin e vetingut, vëzhguesit ndërkombëtarë dje u rekomanduan Komisionerëve Publikë që të apelojnë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për një çështje të rëndësishme.

Të gjithë duhet të ndjekim nga afër se çfarë do ndodhë më pas. Përgjigjja do të jetë shfaqje guximi & integriteti në dhënien e drejtësisë apo, siç kemi parë shumë shpesh në të kaluarën, shmangie e përpjekjeve duke sulmuar procesin e vetingut & përfolur vëzhguesit ndërkombëtarë?

A do t’i shërbejnë mediat publikut dhe ta mbulojnë këtë çështje me integritet, apo do të marrin telefonata dhe do të pranojnë të qëndrojnë të heshtur dhe të verbër? Është koha për të treguar guxim dhe integritet. Koha për të thyer modelet e vjetra që dëmtojnë Shqipërinë. Koha që Shqipëria të ecë përpara, hap pas hapi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë me ju.”– shkruan ambasadorja Kim.

Kujtojmë se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), i rekomandoi Komisionerëve Publikë që të ankimojnë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për konfirmimin në detyrë të prokurores Elizabeta Imeraj, e cila aktualisht drejton Prokurorinë e Tiranës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *