Vendosni fjalën kyçe....

Krizë kakaoje te dy prodhuesit kryesorë në botë, thellohet kriza globale e çokollatës


Fabrikat kryesore afrikane të kakaos në Bregun e Fildishtë dhe Gana kanë ndaluar ose ndërprerë përpunimin sepse nuk mund të përballojnë blerjen e fasuleve të kakaos, thanë katër burime tregtare, që do të thotë se çmimet e çokollatës në mbarë botën ka të ngjarë të rriten.

Prodhuesit e çokollatës kanë rritur tashmë çmimet për konsumatorët, pas tre viteve të korrjeve të dobëta të kakaos, me një të katërt të pritur, në dy vendet që prodhojnë gati 60% të kakaos në botë.

Çmimet e kakaos janë rritur mbi dyfishr gjatë vitit të kaluar, duke shënuar nivele të larta të të gjitha kohërave.

Prodhuesit e çokollatës nuk mund të prodhojnë çokollatë duke përdorur kakao të papërpunuar dhe të mbështeten te përpunuesit për t’i kthyer fasulet e kakasos në gjalpë që mund të bëhet çokollatë.

Por përpunuesit thonë se nuk kanë mundësi të blejnë fasulet.

Përpunuesi i fasuleve në Bregun e Fildishtë, ‘Transcao’, i kontrolluar nga shteti, një nga nëntë përpunuesit kryesorë të vendit, tha se kishte ndaluar blerjen e fasuleve për shkak të çmimit të lartë.

Ai tha se ishte ende duke përpunuar nga stoku, por nuk tha se me çfarë kapaciteti po funksiononte. Dy burime të industrisë thanë se uzina ishte pothuajse e papunë.

Një nga dy burimet tha se më shumë fabrika të mëdha shtetërore mund të mbyllen së shpejti në Bregun e Fildishtë, kultivuesi kryesor që prodhon gati gjysmën e kakaos në botë.

Të njëjtat dy burime thanë se edhe tregtari global ‘Cargill’ u përpoq të siguronte fasule për fabrikën e tij kryesore të përpunimit në Bregun e Fildishtë, duke ndërprerë operacionet për rreth një javë muajin e kaluar. ‘Cargill’ nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Në kultivuesin numër 2 të kakaos, Ganë, shumica e tetë fabrikave të saj, duke përfshirë kompaninë shtetërore të përpunimit të kakaos (CPC), kanë pezulluar vazhdimisht punën për javë të tëra që nga fillimi i sezonit në tetor, thanë dy burime të veçanta të industrisë.

CPC tha se po operon me rreth 20% të kapacitetit për shkak të mungesës së fasuleve.