Vendosni fjalën kyçe....

Ogerta Manastirliu: Ka vetëm tre të shtruar tek Infektivi, premtuese për sezonin turistik


Sot janë vetëm tre pacientë të shtruar në Spitalin Infektiv me Covid-19. Këtë lajm e ka bërë të ditur pak më herët përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastriliu.

Ministrja e konsideron këtë një indikator tepër premtuese për sezonin turistik.

“Të dhënat nga Spitali Infektiv, ku aktualisht ka vetëm 3 pacientë të shtruar, rastet ditore të ulëta, pavarësisht numrit të lartë të testimeve dhe ulja e vazhdueshme e rasteve aktive, janë të dhëna premtuese për një sezon turistik përtej pandemisë.”- shkruan ministrja Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *