Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja e biznesmenit në Sarandë, arrestohet një nga të dyshuarit


Spiro Iljadhi dhe Redjan Haderi

Policia ka ndaluar njërin nga tre personat e dyshuar lidhur me plagosjen e biznesmenit Spiro Iljadhi në Sarandë.

Në prangat e policisë ka rënë Redjan Haderi, 33 vjeç nga Tepelena. Sipas uniformave blu, ai u arrestua në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që vijojnë kërkimet për dy personat e tjerë. Ata janë dy vëllezërit nga Tepelena, Andrea Caushi., 35 vjeç dhe Visi Caushi., 33 vjeç.

Redjan Haderi nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi ai njihej si një person me precedent të shumfishtë penal.

Ai e ka pranuar krimin para policisë, duke u shprehur se ka qenë një konflikt i çastit që ka çuar në këtë agravim të situatës ku u përdor një armë automatik ndaj biznesmenit.

Sipas “Report TV”, gjithçka ka nisur kur Andrea Caushi, Visi Caushi (vëllezër) dhe shoku i tyre Redjan Hadëri janë nxjerrë jashtë lokalit të Iljadhit “Orange” nga roja i sigurisë së lokalit.

Arsyet se përse ata janë nxjerrë jashtë lokalit nuk dihen, por nuk e lanë me kaq dhe u kthyen me armë duke goditur drejt lokalit dhe automjetit “Range Rover” të pronarit, Spiro Iljadhi.

Pasi ka dëgjuar krismat e armëve, Iljadhi ka dalë jashtë. Nuk dihet nëse plumbat e kanë zënë kur tre autorët po gjuanin drejt lokalit, apo u qëlluan qëllimisht ndaj biznesmenit. Kujtojmë se aksidentalisht mbeti i plagosur edhe një kalimtar, një turist shqiptaro-amerikan.

Njoftimi i Policisë

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mengjesin e ditës se djeshme, në lagjen Nr.1, Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit S. I., dhe M. J., nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim: R. H., 33 vjeç, i dyshuar si bashkëpuntor i shtetasve A. C., 35 vjeç dhe V. C., 33 vjeç (vëllezër) të shpallur në kërkim nga Policia.

Vijon puna intensivisht për kapjen e dy autorëve të tjerë të dyshuar të ngjarjes dhe vendosjen e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime te mëtejshme hetimore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *