Vendosni fjalën kyçe....

Dhunoi ish-bashkëshorten edhe pse ishte me urdhër mbrojtjeje, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë


Një 45-vjeçar në Tiranë është në pranga nga policia, pasi ka dhunuar ish-bashkëshorten e tij.

Kjo e fundit ishte e pajisur me një urdhër mbrojtjeje, pasi edhe më parë ka qenë e cenuar nga ish-bashkëshorti, por ai ka thyer vendimin e Gjykatës.

Ndërkohë Policia në Tiranë ka vënë në pranga edhe disa persona të tjerë të cilët akuzohen për akuza të ndryshme penale: për vjedhje, organizim lojërash të paligjshme fati, si dhe drejtim të mjetit pa leje.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. V., 45 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila ka qenë e pajisur me urdhër-mbrotjeje.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit J. F., 44 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim;

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K. K., 35 vjeçe dhe S. R., 33 vjeç, pasi në lokalin e marrë nga qira nga shtetasja K. K., u konstatua shtetasi S. R., duke organizuar lojra të paligjshme të fatit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. L., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Më datë 20.06.2021, shtetasi A. P., 41 vjeç, kallëzon se në rrugën “Dritan Hoxha”, një shtetas i paidentifikuar e ka goditur me grusht, si dhe i ka dëmtuar xhamin e mjetit. Punohet për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e tij.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *