Vendosni fjalën kyçe....

Çuçi bën bilancin dy javor: Janë prishur 61 objekte pa leje, u arrestuan 29 persona


Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka bërë bilancin e aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdetin shqiptar në dy javë që nga nisja e tij.

Deri më tani përgjatë bregdetit janë prishur 61 objekte pa leje.

Vlera e gjobave të vendosura për shkak të shkeljeve shkon në 94 milionë lekë.

Ndërkohë për shkak të ndërtimeve pa leje janë arrestuar 29 persona dhe proceduar disa të tjerë.

Gjatë dy javëve të para të operacionit, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur 61 objekte pa leje në Velipojë, Shëngjin, Durrës e Ksamil. Vlera e gjobave të vendosura deri më tani ndaj subjekteve llogaritet në rreth 94 milionë lekë. Ndërkohë Policia e Shtetit ka arrestuar 29 persona, si dhe ka proceduar penalisht disa të tjerë. Operacioni do të vijojë në të gjitha zonat e bregdetit ku janë konstatuar ndërtime pa leje, për t’i çliruar këto hapësira nga zaptuesit dhe për të mos lejuar askënd që të bëjë çfarë të dojë me territorin. Ka marrë fund koha e të ndërtuarit sipas qejfit në shkelje të ligjit dhe në shumë raste duke dëmtuar mjedisin. Pas vijës bregdetare IKMT dhe Policia e Shtetit do të shtrijnë operacionin e shembjes së ndërtimeve pa leje në pjesë të tjera të territorit”-shkruan Çuçi.