Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk kemi ardhur për t’u mbyllur në dhomë” -Unioni Turistik shqiptar kërkesë qeverisë: Të lehtësohen masat anti-covid


Unioni Turistik Shqiptar i ka kërkuar qeverisë që të rishikojë masat kufizuese, duke i konsideruar pengesë për sezonin veror.

Përfaqësuesit e sipërmarrjeve private, nën grupimin e Unionit Turistik Shqiptar, i janë drejtuar përmes një letre ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, si dhe drejtoreshës së Komitetit Teknik, Mira Rakacollil, ku kërkojnë që të zgjerohet fasha orare e lejimit të qarkullimit dhe muzikës si dhe lejimi i eventeve me më shumë se 50 persona.

“Ne përfaqësuesit e sipërmarjeve private, nën grupimin e Unionit Turistik Shqiptar, shoqata më e madhe e industrisë së Turizmit,e cila që nga viti 2005 e në vazhdim përfaqëson mbi 250 subjekte, Operatorë Turistikë, Hotele, Agjenci Udhëtimi, Guida, Restorante,Transport turistik, etj, nëpërmjet kësaj letre duam të ju shprehim shqetësimin tonë, i cili ka të bëjë me disa barriera që po bëhen pengesë për mbarëvajtjen e sezonit, siç janë; mbajtja në fuqi e orës policore, nga 23:00 deri në orën 6:00, mos lejimi i muzikës në lokale pas orës 22:00 dhe mos lejimi i eventeve mbi 50 persona.”- thuhet në shkresën e Unionit.

Kufizimi i fashës orare për muzikën dhe daljen sidomos janë bërë shkak për pakënaqësi për turistët të cilët janë të detyruar të mbyllen në dhoma.

”Për shkak të moslejimit të muzikës pas orës 22:00 kemi marrë shumë ankesa nga turistët të cilët janë të pakënaqur ngaqë nuk kanë ardhur për t’u mbyllur në dhomë, por për të pushuar dhe për t’u argëtuar.”- është një nga ankesat që Unioni Turistik paraqet përmes kësaj letre.

Unioni Turistik Shqiptar thotë se me masat anti-Covid që janë në fuqi po penalizohen turistët që vijnë me charter-a pas orës 12:00. Sipas tyre ka pasur raste edhe kur turistët janë gjobitur për shkak të orës policore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *