Vendosni fjalën kyçe....

Futbollistët e bëjnë rrugë, pas Ronaldos e Pogbas edhe Locatelli heq dy shishet me “Coca Cola” (VIDEO)


Mesfushori italian Manuel Locatelli është bërë lojtari më i fundit që ka hequr shishet me Coca-Cola nga tavolina e tij gjatë një konference për shtyp në “Euro 2020”.

Madje njëlloj si Cristiano Ronaldo pak ditë më parë, bërtiti “Ujë”.

Kur Locatelli mbërriti në konferencën për shtyp pas fitores ndaj Zvicrës, ai bëri një lëvizje të menjëhershme duke hequr dy shishet e pijës freskuese dhe duke imituar vërejtjen e Ronaldos dhe duke thirrur për ujë ose ‘Acqua’ italisht.

Skena të ngjashme kishte edhe të martën në mbrëmje kur mesfushori i Francës, Paul Pogba dha konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes. Jo me shishet e Coca Cola-s, por një shishe birre Heineken që është sponsori zyrtar i Kampionatit Europian.

Pogba i cili është një mysliman i devotshëm e hoqi birrën nga tavolina por nuk tha asnjë fjalë.

Flitet se veprimet e portugezit Cristiano Ronaldo shkaktuan mjaft trazira për kompaninë, pasi aksionet e Coca-Cola-s ranë me 4 miliardë dollarë kur futbollisti më i famshëm në botë u kërkoi miliona fansave të tij të hiqnin dorë nga pija freskuese në favor të ujit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *