Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimi i vëllezërve Haxhia, dalin pamjet e arrestimit të Besmir Xhixhës dhe Enver Divës (VIDEO)


Policia ka reaguar zyrtarisht pas arrestimit të Enver Divës dhe Besmir Xhixhës si të përfshirë në vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës, ngjarje e ndodhur në prill të vitit të kaluar.

Paraditen e sotme në kuadër të operacionit ‘Vazhdimi’ policia arrestoi Besian Xhixhën, 30 vjeç, banues në Larushk, Krujë dhe Enver Diva, 42 vjeç, banues në Fushë Mamurras, Kurbin.

Këta të dy dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë krijuar dhe siguruar mjetet për kryerjen e vrasjes së Besmir dhe Viktor Haxhisë. Xhixha dhe Diva, dyshohen se janë kontaktuar nga Nuredin Dumani për të kryer vrasjen. Dumani besohet se u ka kërkuar atyre që të vëzhgojnë viktimat.

Policia ka publikuar edhe pamjet e arrestimit.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vazhdimi”, për vënien në pranga të personave të përfshirë në një vrasje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2020.

Operacioni nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, me mbështetjen e Forcave Speciale Renea dhe të Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH, nën drejtimin e Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Në vijim të punës hetimore të bërë nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, nën drejtimin e SPAK-ut, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të vrasjes së dyfishtë të ndodhur në vitin 2020, në tregun e makinave në Shkozet, Durrës, ku mbetën të vrarë me armë zjarri dy vëllezër, bazuar në provat e grumbulluara, mëngjesin e sotëm u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Vazhdimi”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve Besian Xhixha., 30 vjeç, banues në Larushkë, Krujë dhe Enver Diva., 42 vjeç, banues në Fushë Mamurras, Kurbin.

Për këta shtetas, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” , kryer në bashkëpunim dhe “Mashtrimi”.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë krijuar dhe siguruar mjetet për kryerjen e vrasjes së shtetasve B. H. dhe V. H. (vëllezër).

Nën drejtimin e SPAK-ut vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar.

Materialet do t’i dërgohen Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *