Vendosni fjalën kyçe....

Ndërtuan pa leje në tokë publike, arrestohen pronarja e objektit dhe 2 punëtorët në Finiq


Tre persona janë arrestuar nga policia në Fiqin, pasi u gjetën duke ndërtuar pa leje, në fshatin Cerkovicë.

Sipas uniformave blu, të arrestuarit janë një grua 65-vjeçare Eleni Kaçi, e cila është pronarja e objektit dhe dy punëtorët që po kryenin punimet: Isuf Isa dhe Agron Obzova, 60 dhe 62-vjeç.

“Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë gjatë kontrollit të territorit në fshatin Cerkovicë, Finiq, kanë konstatuar ndërtimin e një objekti pa leje.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale ‘Ndërtim i paligjshëm’, i shtetasve: E. K., 65 vjeçe, banuese në Sarandë (pronarja e objektit); I. I., 60 vjeç dhe A. O., 62 vjeç, të dy banues në Sarandë (punëtorë).

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në fshatin Cerkovicë, Finiq, u kapën në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa leje nga autoritetet kompentete, në tokë publike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.”– thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *