Vendosni fjalën kyçe....

“BILD”: Euroskeptikët mund të dyfishojnë vendet në Parlamentin Europian


Partitë anti-establishment në të gjithë BE-në pritet të kenë një rritje të popullaritetit në votimet për Parlamentin Evropian, pasi një sondazh i publikuarr të shtunën, tregon se votuesit e lodhur nga “status quo”-ja e Brukselit mund të çojë në dyfishim të eurodeputetëve skeptikë.

Sondazhi i kryer nga gazeta gjermane “Bild” në fund të shkurtit dhe fillim të marsit, anketoi më shumë se 9,500 votues në gjashtë, lidhur me partitë që do votonin në zgjedhjet e majit për parlamentin e BE-së.

Në tre vende – Franca, Italia dhe Polonia – partitë anti-establishment të krahut të djathtë dolën në krye, duke konfirmuar një rritje euroskeptike mes votuesve të BE-së.

Partitë që priten të përfitojnë nga ky ndryshim në qëndrimin e votuesve përfshijnë partinë “Tubimi Kombëtar” të të Marinës Le Pen, e cila mund të sigurojë 23 përqind të votave në Francë. Në Itali, Partia “Lega” e ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini, do të fitojë 33 përqind.

Të dyja partitë e krahut të djathtë janë anëtarë të grupit Europa Euroskeptike e Kombeve dhe të Lirisë (ENF), i cili pret të rrisë numrin e përgjithshëm të deputetëve nga 37 në 67 në parlamentin me 705 vende.

Partitë euroskeptike jashtë grupit të ENF-së gjithashtu priten të përfitojnë në zgjedhjet e majit. Në Poloni, “Bild” sugjeron se partia qeverisëse “Ligj dhe Drejtësi” (PiS) do të marrë 42 për qind të votave. Ndërsa në Gjermaninë fqinje, mbështetja për Alternativën për Gjermaninë (AfD) pritet të arrijë 12 përqind.

Establishmenti në Bruksel së bashku me partitë socialdemokrate dhe konservatore paraprakisht lëshuan alarmin kundër valës në rritje të populizmit në të gjithë BE-në.

Një raport i kohëve të fundit nga një think-tank pro-BE paralajmëroi se euroskeptikët mund të fitojnë 30 për qind të vendeve dhe të paralizojnë parlamentin.

Duke folur më herët këtë muaj, ish-presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz, kritikoi ashpër populistët që cilët sipas tij shqetësohen vetëm për “kombin tim, fenë time dhe interesin tim “.

Grupi më i madh pro-evropian në parlament, Partia Popullore Evropiane (EPP), e cila bashkon partitë e qendrës së djathtë dhe liberale-konservatore, është tronditur kohët e fundit nga brenda.

Anëtarja e saj hungareze, partia populiste hungareze “Fidesz”, nisi një fushatë reklame kundër miliarderit George Soros dhe presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Pasi u akuzua për nisjen e një “fushate kundër Brukselit” dhe u kërcënua me dëbim nga EPP-ja, “Fidesz” tha se do të zëvendësonte tabelat me të tjera, duke nisur një fushatë që do u kërkojë hungarezëve të lindin më shumë fëmijë.

Megjithatë, kreu i partisë, kryeministri Viktor Orban tha se “Fidesz” mund të largohet nga EPP në të ardhmen e afërt, nëse diskutimet mbi politikën e ardhshme të PPE nuk zhvendosen në një platformë më anti-emigrantë.

Duke folur për votuesit në radion hungareze, Orban propozoi formimin e një grupi të ri politik në Parlamentin e BE-së, me partinë polale “PiS”.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *