Vendosni fjalën kyçe....

“Erdhi dita”- Rama zbulon se tanimë prindërit mund t’i regjistrojnë fëmijët në shkolla përmes “e-Albania”


Kryeministri Edi Rama këtë mëngjes e ka nisur duke dhënë lajmin se tashmë fëmijët mund të regjistrohen në shkolla nëpërmjet portalit e-Albania.

Në postimin e tij në “Facebook”, Rama shprehet se me këto regjistrime shmangen radhët që mund të krijoheshin në dyert e institucioneve arsimore.

 “Mirëmëngjesi dhe me lajmin e mirë se erdhi dita të regjistrojmë fëmijët në shkolla, por pa mbledhur më një tufë me letra nëpër duar e pa mbajtur më radhë në asnjë derë institucioni arsimor, ju uroj një ditë të mbarë.”- shkruan Rama krahas videos.

Kjo është hera e parë, që prindërit apo kujdestarët ligjorë mund të regjistrojnë online fëmijët e tyre në shkollat publike.

Hapat e procedurës si të regjistrohet fëmija:

Në e-Albania gjeni shërbimin “Regjistrim në klasë të parë”. Emri i shkollës në të cilën mund të regjistrohet fëmija do të sugjerohet automatikisht nga sistemi sipas adresës së aplikuesit dhe klasifikimit të bërë nga Bashkia përkatëse.

Pasi të keni klikuar “Dërgo”, kërkesa do të shqyrtohet nga institucioni arsimor përkatës.

Ju do të njoftoheni elektronikisht në rast pranimi apo refuzimi te regjistrimit.  


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *