Vendosni fjalën kyçe....

Edhe ambasadorja Yuri Kim në pelegrinazhin në Kishën e Laçit: Një lutje të veçantë


Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka vizituar të dielën Kishën e “Shna Ndout” në Laç ashtu sikurse mijëra shqiptarë.

Në rastin e festës së “Shna Ndout” që i jep fund dhe pelegrinaxhit të të martave, ambasadorja Kim mori pjesë për të bërë një lutje të veçantë.

Ajo u shpreh se nuk e kishte imagjinuar kurrë se do të gjente në Shqipëri “Anthony of Padova” .

“Si mijëra njerëz në Shqipëri, vizitova Kishën e Shna Ndout në Laç këtë mbrëmje për të thënë një lutje të veçantë. Kur isha duke u rritur në Guam, shkova në Shkollën Shën Anthony. Unë kurrë nuk mund ta imagjinoja se një ditë se do ta gjeja Anthony of Padova në Shqipëri. Shën Anthony na ndihmoftë të gjejmë atë që ka humbur. Ju ndihmoftë!”-shkruan ambasadorja Kim në një postim në “Instagram” ku ka publikuar edhe disa foto nga vizita e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *