Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet votimi për kreun e PD-së


Janë mbyllur zyrtarisht zgjedhjet për kreun e PD-së.

Mbrëmjen e sotme pritet të bëhet numërimi i votave që do vijojë edhe mëngjesin e nesërm ndërsa sipas kreut të Komisionit Zgjedhor Gjana, rezultati do dalë brenda paradites së nesërme.

Në garë për kreun e PD-së ishin katër kandidatë, kreu Basha e rivalët, Harxhi, Shehaj e Kadilli. Një pjesë zyrtarësh të PD-së kanë hedhur akuza në drejtim të procesit me një pjesë tyren që akuzuan mosgjetjen e emrit në listën e votuesve.

Zgjedhjet për kreun e PD-së u shpallën pas rezultatit të PD-së në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit. Kandidatët në garë kanë bërë përgjegjës kreun e tanishëm Basha për humbjen duke kërkuar largimin e tij.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *