Vendosni fjalën kyçe....

U shemb 10 ditë më parë/ Ndërtohet ura e Darëzezës në Fier, zv.ministri hipën mbi kamion dhe e teston vetë (VIDEO)


Rindërtohet ura e Darëzezës në Fier, e cila u shemb pak ditë më parë kur po kalonte sipër saj një kamion.

Zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka publikuar një video nga ura e re, të cilën e ka testuar edhe vetë. Zv.ministri ka hipur në kamionin e Ushtrisë që teston urën, por ai nuk ishte ulur brenda mjetit në sedilje por qëndron varur në derën e kamionit.

“Urë e sigurt”- shkruan Koçi krahas videos.

Ura e Darzezës e ndërtuar që prej vitit 2017 pas përmbytjeve që përfshinë këtë zonë, u shemb 10 ditë më parë nga një automjet i tonazhit të rëndë.

Shoferi i kamionit u akuzua dhe u arrestua se nuk kishte respektuar sinjalistikën për peshën që ajo mund të mbante.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *