Vendosni fjalën kyçe....

Donte të kalonte kufirin me çantën plot me fishekë, arrestohet 52-vjeçari në Kakavijë


Një 52-vjeçar është arrestuar sot në Kakavijë, nën akuzat për trafik armësh dhe municionesh.

I arrestuari është Idajet Hasani, 52-vjeç, banues në Cerrik. Atij iu gjetën në makinë një çantë me 49 fishekë brenda.  Policia sekuestroi 49 fishekët dhe automjetin me të cilin HAsani po lëvizte drejt Greqisë.

DETAJET E POLICISË

Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Goditet një rast i tentativës së trafikimit të municionit.

Sekuestrohen 49 fishekë dhe 1 automjet.

Bie në pranga poseduesi i municionit.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, mjetin tip “Ford” që drejtohej nga shtetasi I. H., 52 vjeç, banues në Cerrik.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e Frontex-it, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën 49 fishekë luftarak (të kalibrit 9mm) në një çantë dore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 49 fishekë dhe automjeti.

Në përfundim të vepimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër, u arrestua në flagrancë shtetasi I. H. për veprën penale “Trafikim i armëve dhe municionit”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *