Vendosni fjalën kyçe....

Kapen 40 kg kanabis, në pranga tre persona në rrugën Shkodër-Lezhë (Video)  


Tre persona janë arrestuar në rrugën Shkodër-Lezhë. Gjatë kontrollit të policisë në një mjet që po lëvizte në këtë rrugë është kapur një sasi prej 40 kilogramësh lëndë narkotike e dyshuar kanabis e futur në pesë thasë plastmasi.

Pas makinës me lëndën narkotike është ndaluar edhe një mjet tjetër që dyshohet se po e shoqëronte.

Të arrestuarit janë Izmir Dervishi, 31 vjeç shoferi i makinës ku ndodhej kanabisi,  Ergys Arrazi, 28 vjeç dhe Durim Mehmedaj, 37 vjeç, që ndodheshin në makinën tjetër.

Të tre të arrestuarit janë banues në Shkodër.