Vendosni fjalën kyçe....

Lushnjë/ Makina përplaset me tabelën e karburantit, 2 të lënduar


Tre automjete janë përfshirë në një aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnje në afërsi të kthesës së Grabjanit këtë të diel.

Si rezultat i përplasjes automjeti tip Range Rover ka humbur kontrollin dhe ka goditur tabelën elektronike të një karburanti. Si pasojë drejtuesi i automjetit dhe një bashkëudhëtare në mjetin tip Range Rover kanë marrë lëndime dhe janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Lushnjes.

Goditja ka qenë tepër e fortë aq sa ka shkatërruar totalisht tabelën elektronike e cila fatmirësisht ka ruajtur mjetin duke mos e lejuar të përplaset me aparaturat e shpërndarjes së karburantit. Pa lëndime serioze kanë shpëtuar edhe drejtuesit e mjeteve të tjera të përfshira në aksident, një Audi dhe një furgon. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i përplasjeve të mjeteve ka qenë shpejtësia e lartë dhe manovrat e gabuara në parakalim.

Policia ndodhet në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.