Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet në PD/ Komisioni Zgjedhor hap listat e anëtarësisë, Gjana tregon rastet kur pezullohet procesi i votimit


Paraditen e sotme Komisioni Zgjedhor i PD-së ka hapur listat e anëtarësisë për të nisur shpërndajen e tyre në degët e votimit për kryetarin e ardhshëm.

Në këtë mbledhje, Jemin Gjana ka deklaruar se zarfet me listat e votimit dhe materialet do të shpërndahen nesër dhe do të hapen të dielën dhe kjo vetëm në prani të Komisionit.

Gjana ka paralajmëruar se nëse një nga 76 zarfet që do të shpërndahen do të rezultojë i dëmtuar, i hapur apo i prishur do të pezullohet procesi i votimit në degën përkatëse.

 “Sot do ta hapim sistemin, do shkarkojmë listat e votuesve për secilën degë të PD, janë 75 mijë e 67 anëtarë.

Do përpiqemi në 5 degë, nga dy komisione të bëjmë një ndarje të barabartë të numrit të anëtarëve, kemi përgatitur zarfat, 76 zarfa nga të cilat do fusim listat e votimit të 76 komisioneve të votimit. Do i vulosim. Secili prej kolegëve anëtarë dhe përfaqësues kandidatë të këtij komisioni firmën mbi këto zarfe që mbyllen. Do të shkojnë bashkë me materialet zgjedhor do të shpërndahen nesër, dhe do të hapen në prani të Komisionit në momentin që fillon procesi i votimit. 8, ditën e dielë. Hapen në prani të komisionit zarfet.

Shpresoj mos ndodhë, po meqë ka pasur pyetje, nëse na rezulton se një zarf i fletëve të votimit është i prishur, i dëmtuar apo i hapur, do pezullojmë në degën përkatëse procesin derisa të pajisim me setin jetër të listës së votuesve. S’besoj të ndodhë, të ketë kaq njerëz delikuentë, do fillojmë të procedojmë. Mund të qëndrojmë gjatë gjithë kohës, edhe për efekt të vulosjes e firmosjes.

Nuk e di sa kohë ha printimi dhe shkarkimi i setit të listave të një dege, ose të një komisioni, por janë 76, nga 5 minuta kohë të na hajë, është kohë e gjatë.”- tha Gjana.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *