Vendosni fjalën kyçe....

I vihet lëndë plasëse objektit në ndërtim në Vlorë


Një objekti në ndërtim në Vlorë i është vënë natën e mbrëmshme një sasi lëndë plasëse.

Sipas policisë, objektiv ishte në ndërtim po prej vitesh në të ishin ndërprerë punimet.

Objekti në pronësi të një personi me iniciale D.K., ka pësuar dëme të vogla materiale.

Njoftimi

“Vlorë/Informacion paraprak – Në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në një objekt në ndërtim por që prej vitesh janë ndërprerë punimet, në pronësi të shtetasit D. K., dyshohet se gjatë natës ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *