Vendosni fjalën kyçe....

Punime në rrjet, zonat në Tiranë ku do mungojë energjia ditën e nesërme


Disa zona të Tiranë do mbeten pa energji elektrike ditën e nesërme nga 0ora 9 e mëngjesit deri në orën 3 të pasdites. Shkak për këtë janë punimet në rrjet.

Sipas njoftimit të bërë nga OSHEE, 9 kabina do i nënshtrohen rikonstruksionit dhe kjo do çojë në ndërprerjen e energjisë në zonat e poshtëshënuara.

“Njoftim për abonentët Tiranë. Stakim i datës 20 maj. Për shkak të remontit që po kryhet në kabina, në daten 20 maj do të punohet në 7 kabina gjatë intervalit kohor 09:00-15:00

Pa energji do të mbeten këto zona

Yzberisht pjesërisht, pallatet e Minierës, rruga “3 Dëshmorët”, rruga “Kongresi i Manastirit”, rruga “Kujtim Laro”, rruga “Sitki Çiço”, rruga “Ali Demi”, rruga “5 Maji”, rruga “Ferit Xhajko”,  rruga “Gjon Buzuku”.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *