Vendosni fjalën kyçe....

Kapedani paraqet dorëheqjen në KLGJ: Mos lejoni që krimi të sakrifikojë një gjyqtare që ka dhënë jetën për profesionin


Kryegjyqtarja e Elbasanit ka paraqitur dorëheqjen gjatë mbledhjes së KLGJ-së ku po shqyrtohet rasti i saj.

Po kështu ajo ka shtuar se ajo nuk është druri i shtrembër në drejtësi.

Gjatë fjalës së saj, Kapedani ka thënë se në dosjet e saj nuk është gjetur asnjë shkelje dhe se publikimi i videove është bërë për t’i prishur karrierën nga persona që nuk kanë arritur qëllimet e tyre.

“Çfarë veprimi denigrues, nuk ishin veprime të pahijshme të dosjeve, të sallës apo të ndonjë tjetër, mos po konsumojë drogë apo po takoja palë apo ndonjë kriminel? Nëse unë jam druri i shkelur në drejtësi, pse nuk janë gjetur shkelje në dosje, nuk janë gjetur se jam e përgjegjshme prandaj u deshën videot jashtë për të më shkatërruar karrierën. E vërteta do të dalë në dritë, unë jam kokë turku që nëpërmjet meje nuk arritën qëllimet e tyre., i kërkojë ILD që të zhvishet nga emocionet nga opinioni publik.

Mos lejoni që klikimet dhe krimi të sakrifikojë një gjyqtare që ka dhënë jetën për këtë profesion. Kam paraqitur dorëheqjen zi zv. kryetare e Gjykatës së Elbasanit.” – tha ajo, shkruan Shqiptarja.

Më tej kryetarja e Gjykatës së Elbasanit ka thënë se videot që i ka pasur personale nuk ka pasur qëllim për t’i publikuar. Kapedani tha gjatë mbledhjes s KLGJ-së se si gjyqtare në vitet e punës së saj nuk ka asnjë shkelje në profesion. Po kështu ajo shtoi se shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë rrjete sociale ndërsa vetëm ajo po shigjetohej.

“Pres prej jush gjykim të paanshëm dhe profesionalë. A keni ju rezultate mbi punën e  gjyqtares Enkeledia Kapedani? Si gjykoj unë, sa zgjat vendimmarrja ime? Kujt i interesonte nga bota e krimit kjo situatë? Ato video janë tërësisht private dhe kurrsesi për t’u publikuar. Shumica e gjyqtareve dhe prokurorëve kanë TikTok, Facebook, Instagram. Pse po shigjetohem unë, kë kam prekur unë në kallo? Ato video janë tërësisht private, ju lutem zbardheni të vërtetën. Jam gjyqtare profesioniste. Gjithmonë kam besuar në drejtësinë ligjore dhe jam e e bindur që do të provohet, jam e bindur që në këtë situatë u bëra kokë turku. Mos lejoni që ethet e klikimeve dhe bota e krimit te ndikojne tek vendimi juaj, mos sakrifikohem per qëllime  të tjera. Nderkohë, paraqes dorëheqjen nga detyra e zv.kryetares”, është shprehur Kapedani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *