Vendosni fjalën kyçe....

Zvicra lejon nga sot edhe tubimet deri në 30 persona


Në Zvicër duke nisur nga sot, përveç lehtësimit të mëtejshëm të masave shtrënguese për shkak të epidemisë, autoritetet do të lejojnë edhe tubimin e njerëzve por deri në 30 persona.

Pavarësisht këtij lehtësimi, deri në 6 qershor nuk do të lejohen më shumë se 4 persona në një tavolinë lokali apo restoranti.

Stefan Blättler, kryetar i Konferencës së Drejtorëve të Policive Kantonale deklaroi për gazetën “Bund” se kjo do të bëhet me “takt dhe ndjeshmëri”.

“Policia me siguri nuk do të numërojë njerëzit dhe as të shpërndajë gjoba kudo në hapësirën publike. Kjo do të ishte disproporcionale me gjendjen”, tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *