Vendosni fjalën kyçe....

Meta pret në takim Konjufcën: Të gjitha partitë të jenë të bashkuara rreth 1 platforme


Pas takimit me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, kryetari i Parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca është pritur në Presidencë nga kreu i shtetit Ilir Meta.

Në këtë takim, Konjufca dhe Meta kanë diskutuar për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat, ecurinë e proceseve integruese drejt Bashkimit Europian, si dhe rreth zhvillimeve në rajon.

Gjatë fjalës së tij, presidenti Meta tha se Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, si dhe theksoi domosdoshmërinë, që marrëveshjet e arritura dërimë tani mos të mbesin vetëm në letër.

“Është e rëndësishme, që të gjitha forcat politike të Kosovës, të jenë të bashkuara rreth një platforme gjithëpërfshirëse në këtë proces”– tha Meta, sipas një njoftimi të Presidencës.

Gjithashtu Meta theksoi se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri.

Kujtojmë se në takimin që pati më herët me kryeparlamentarin Ruçi, Konjufca tha se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk duhet të mbetet në stadim mes dy shteteve fqinje të mira, por se duhet të sillen si një komb i vetëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *