Vendosni fjalën kyçe....

Pretendimi i çuditshëm – Njerëzit me beben e syrit më të madhe janë më të zgjuar sesa të tjerët


Inteligjenca dhe funksioni i trurit të një personi ndërlidhen me madhësinë e bebes së syrit, sugjeron një studim i ri nga studiuesit amerikanë. Studimi pretendon që sa më e madhe të jetë bebja e syrit, aq më i zgjuar është personi.

Aftësitë njohëse si kontrolli i vëmendjes, inteligjenca dhe kapaciteti i kujtesës janë lidhur me madhësinë bazë të bebes së syrit, thonë studiuesit në Georgia Institute of Technology, të cilët kryen disa studime në shkallë të gjerë që përfshinë mbi 500 pjesëmarrës.

Së pari, ata llogaritën madhësinë mesatare të bebes së syrit të secilit prej pjesëmarrësve – të moshës midis 18 dhe 35 vjeç – duke përdorur një pajisje të veçantë gjurmimi me një aparat fotografik të lidhur me një kompjuter. Normalisht, një bebe e ngushtë – hapja rrethore e zezë në qendër të syrit – ka madhësi dy deri në katër milimetra dhe zgjerohet plotësisht deri në tetë milimetra.

Pjesëmarrësve më pas iu ofruan një seri testesh njohëse që matin aftësitë e tyre për të qëndruar të përqendruar dhe për të kontrolluar vëmendjen ndërsa shpërqendrohen me qëllim, për të arsyetuar përmes problemeve të reja dhe për të kujtuar informacione të reja.

“Ne zbuluam se një madhësi më e madhe e bebes së syrit ishte e ndërlidhur me inteligjencën më të madhe të personit, kontrollin e vëmendjes dhe në një shkallë më të vogël, kapacitetin e kujtesës së punës.” – përfunduan studiuesit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *