Vendosni fjalën kyçe....

“Me ftesë të Orbanit” – Rama niset për një vizitë zyrtare drejt Budapestit


Kryeministri Edi Rama është nisur ditën e sotme për një tjetër vizitë zyrtare jashtë vendit. Pas Ankarasë, ai është nisur drejt Budapestit.

“Me ftesë të kryeministrit Viktor Orbán, për një vizitë pune mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur.”- shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale.

Kreu i qeverisë besohet se do të rikthehet në Tiranë ditën e mërkurë, para seancës plenare ku pritet të votohet për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga detyra.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *