Vendosni fjalën kyçe....

Libri i ri në SHBA: Burri i senatores bashkëpronar në firmën kineze që dyshohet se përdori kompjuterat për spiunazh


Senatorje demokrate Feinstein

Senatorja demokrate Feinstein

Libri i ri i Peter Schweizer ‘Red-Handed: Si elitat amerikane pasurohen duke ndihmuar Kinën të fitojë’ tregon historinë se si bashkëshorti i senatores Dianne Feinstein (D-CA), Richard Blum, ishte pjesë e një kompanie kineze që dyshohet se shiste kompjuterë me çipa spyware në SHBA.

Ushtria nuk ka qenë kurrë në gjendje të llogarisë se sa të dhëna të ndjeshme i lejuan Kinës të vidhte me anë të këtyre kompjuterëve.

Një kapitull i rëndësishëm i librit i kushtohet ndjekjes së marrëdhënies së gjatë dhe të ngushtë të Feinstein me Kinën komuniste.

“Senatorja e ka bërë veten shumë, shumë të dobishme për Pekinin – aq të dobishme sa që në fakt u përpoq të justifikonte masakrën e sheshit Tiananmen duke sugjeruar se Kina thirri trupa lushtarake për të vrarë mijëra demonstrues, sepse mbeti pa policë.” – thuhet në libër.

Më tej në libër përshkruhet si bashkëshorti i Feinstein bëri biznes fitimprurës me kompani kineze, duke përfshirë subjekte të drejtuara nga qeveria komuniste dhe të lidhura me Ushtrinë Çlirimtare Popullore. (PLA).

Një nga ato marrëveshje Blum u bë investitor i madh në një kompani kompjuterike që u themelua nga studiues nga Akademia Kineze e Shkencave (CAS), një institucion i lidhur si me qeverinë kineze ashtu edhe me PLA. Kompania fillimisht quhej Legend, por njihet më mirë me emrin e saj të dytë, Lenovo.

Lenovo u bë një lojtar kryesor në tregun botëror të kompjuterëve pasi bleu linjën e produkteve të kompjuterëve personalë të IBM në 2005. Marrëveshja e Lenovo për të blerë biznesin e IBM përfshinte 350 milionë dollarë investime nga tre firma amerikane të kapitalit privat. Një prej tyre ishte Neëbridge Capital i Richard Blum.

Disa ligjvënës shqetësoheshin se blerja e linjës kompjuterike personale të IBM nga Lenovo mund të rrezikonte sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe të transferonte teknologjinë e përparuar kompjuterike amerikane në Kinë megjithatë Senatorja demokrate Dianne Feinstein, e cila në atë kohë ishte në Komitetin e Senatit për Inteligjencën, nuk ishte një prej tyre.

Nuk u desh shumë kohë që agjencitë e sigurisë në të gjithë botën perëndimore – duke përfshirë SHBA-në, Britaninë, Kanadanë, Zelandën e Re dhe Australinë – të zbulonin dobësitë e sigurisë në produktet Lenovo dhe t’i ndalonin ato nga operacionet e ndjeshme. Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi se nuk do të lejonte që kompjuterët Lenovo të lidhen me rrjetet e tij sekrete në vitin 2006, vetëm një vit pas blerjes së IBM.

Në një farë mënyre Lenovo arriti t’i shiste ushtrisë amerikane një numër të madh kompjuterësh laptopë, po u zbulua se shumë nga ato pajisje përfshinin çipa të motherboard që ‘do regjistronin të gjitha të dhënat që futeshin në atë laptop dhe do t’i dërgonin përsëri në Kinë’, tha një menaxher i operacioneve kompjuterike për marinsat e SHBA në Irak.

Një vit pasi u dha ajo dëshmi, Blum shiti aksionet e tij në Lenovo.

Pentagoni lëshoi ​​një auditim në 2019 që zbuloi se Departamenti i Mbrojtjes (DoD) ende nuk i ka ndaluar zyrtarisht kompjuterët Lenovo, tani kompania më e madhe e kompjuterëve personalë në Kinë, edhe pse Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe Drejtoria e Inteligjencës e Shefave të Përbashkët të Shtabit i identifikuan si rreziqe të spiunazhit kibernetik. Forcat Ajrore të SHBA-së blenë 1,378 produkte Lenovo me vlerë 1.9 milion dollarë deri në vitin 2018.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani