Vendosni fjalën kyçe....

Xiaomi vendos rekord botëror, arrin të karikojë një telefon në 8 minuta


Kompania kineze Xiaomi u shfaq në titujt kryesorë të mediave kur tregoi teknologjinë e saj të karikimit të shpejtë në vitin 2019, që premtoi të karikonte plotësisht një bateri prej 4,000mAh në vetëm 17 minuta.

OPPO, një tjetër kompani kineze e mori përkohësisht vendin një vit më vonë, po Xiaomi sapo ka rifituar vendin e parë dhe me një diferencë të madhe.

Xiaomi ka treguar teknologjinë e saj më të fundit të karikimit më të shpejtë, për të cilën kompania pretendon se vendos një rekord botëror për shpejtësinë e karikimit me kabëll ose wireless.

Xiaomi thotë se zgjidhja e saj e re HyperCharging mund të karikojë një bateri 4,000mAh me një karikues me kabëll në vetëm 8 minuta ose në vetëm 15 minuta me një karikues wireless.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *