Vendosni fjalën kyçe....

Ndihmësi i Donald Trump akuza FBI-së: Po vepron si polici sekrete personale e Biden


Ndihmësi i Donald Trump, Roger Stone tha se udhëheqja e FBI-së e ka kthyer agjencinë në “Gestapo personale të Joe Biden” teksa po kërkonte donacione për të mbuluar shpenzimet e tij ligjore. Vërejtja erdhi pasi ai u thirr nga komisioni i 6 janarit.

Stone ishte në mesin e pesë individëve që u thirrën javën e kaluar nga komiteti i përzgjedhur i udhëhequr nga demokratët që po heton trazirat e 6 janarit në Capitol Hill. Ai mohon çdo akuzë dhe pretendon se është viktimë e persekutimit.

Duke e paraqitur rastin e tij në një intervistë të re, Stone akuzoi zyrtarët e lartë në FBI për kthimin e agjencisë së zbatimit të ligjit në një polici sekrete naziste.

“Ne kemi një grup banditësh të politizuar në krye të FBI-së, të cilët po përdorin FBI-në, dhe e urrej ta them këtë gjët, si Gestapo personale të Joe Biden-it”, tha ai, duke iu referuar shërbimit famëkeq të policisë sekrete naziste.

Ai pretendoi se shumë agjentë të FBI-së, përfshirë ata që morën pjesë në bastisjen famëkeqe të janarit 2019 para agimit në shtëpinë e tij, kishin shprehur mbështetjen e tyre për të. Por figura të larta po e korruptojnë agjencinë, beson ai.