Vendosni fjalën kyçe....

Amendamenti për Kosovën, Basha: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me aleatët


Në një konferencë për gazetarët, Basha u shpreh se Partia Demokratike është në komunikim të vazhdueshëm me aleatë të saj.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se amendamenti për Kosovën, ku propozon që të jepen 50 milionë dollarë armatime, është qëndrimi i tij, por edhe i forcës politike që drejton.

“Ky është qëndrimi i Partisë Demokratike, është qëndrimi im.

E kam bërë transparent arsyet për këtë qëndrim. Padiskutim që Partia Demokratike është në komunikim të vazhdueshëm me aleatë të saj.

Por sa i takon këtij amendamenti, baza dhe argumentet janë të qarta, janë të publikuara edhe në komunikimin që Partia Demokratike bëri kur amendamenti u depozitua në Kuvendin e Shqipërisë.

Që të mos kemi asnjë keqkuptim, pyesni Partinë Socialiste çafrë do të bëjë me amendamentin, e propozuar për 50 milionë euro për ndihmë ushtarake Republikës së Kosovës”, theksoi ai.