Vendosni fjalën kyçe....

PAMJE TË RËNDA/ Çasti i shpërthimit të fuqishëm në Stamboll, 6 viktima e 53 të plagosur (Video)


Ky është çasti i shpërthimit në Stamboll, ku humbën jetën gjashtë persona ndërsa mbi 50 të tjerë u plagosën.

Siç duket në pamjet e rënda në video, kudo ka trupa të shtrirë përtokë, gjak, e tym. Shpërthimi ndodhi në rrugën historike Istiklal të Stambollit.

Në videon tjetër, të kapur nga kamerat e sigurisë, duket rruga e mbushur plot e përplot me njerëz e pas pak çastesh ndodh shpërthimi i fuqishëm. Në pamjet e para duket një çantë e vendosur në një pjesë të rrugës, e cila dyshohet se ka bërë shpërthimin.

Guvernatori i Stambollit Ali Yerlikaya tha në Twitter se kishte viktima nga shpërthimi që ndodhi rreth orës 16:20 me orën lokale të dielën por pa dhënë hollësi të mëtejshme.

“Institucionet e sigurisë po punojnë për të gjetur autorët pas këtij sulmi të urryer.” – tha presidenti Recep Tayyip Erdogan në një konferencë shtypi përpara nisjes së tij për në Indonezi për të marrë pjesë në samitin e G-20.

“Vëzhgimet fillestare tregojnë se një grua ka luajtur një rol në shpërthim.” – tha ai dhe tha se ‘në bazë të informacioneve fillestare nga guvernatori i Stambollit, shpërthimi mund të dyshohet për akt terrorist’.