Vendosni fjalën kyçe....

Rusia nis vaksinimin e kafshëve kundër Covid-19


Rusia ka filluar vaksinimin e kafshëve kundër koronavirusit. Në muajin mars, Rusia njoftoi se kishte regjistruar vaksinën e parë në botë për kafshët.

E tani, disa rajone kanë filluar vaksinimet në klinikat veterinare. Kështu u tha mediave lokale vëzhguesi veterinar i Rusisë, Rosselkhoznadzor.

Agjencia tha se është treguar mjaft interesi për vaksinën e quajtur “Carnivak-Cov” nga BE-ja, Argjentina Koreja e Jugut dhe Japonia.

Ndërsa shkencëtarët thonë se aktualisht nuk ka prova që kafshët luajnë një rol të rëndësishëm në përhapjen e sëmundjes tek njerëzit, infeksionet janë konfirmuar në specie të ndryshme në të gjithë botën. Këto përfshijnë qentë, macet, majmunët dhe vizonët.

BBC shkruan se periudha e imunitetit pas një doze të Carnivak-Cov vlerësohet në gjashtë muaj.

Julia Melano, këshilltare e kreut të Rosselkhoznadzor, tha se klinikat po shihnin një rritje të kërkesave për vaksinim nga “mbarështuesit, pronarët e kafshëve shtëpiake që udhëtojnë shpesh dhe gjithashtu nga qytetarët kafshët e të cilëve enden lirshëm”.

Një tjetër vaksinë po zhvillohet nga kompania veterinare farmaceutike Zoetis.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *