Vendosni fjalën kyçe....

LIVE/ Basha prezanton propozimet e Partisë Demokratike për Reformën Zgjedhore dhe forcimin e shtetit


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zgjedhur që të gjitha propozimet e forcës politike që drejton për Reformën Zgjedhore dhe forcimin e shtetit t’i bëjë përmes një formati të vetë-shpjegimit.

“Alternativa e Edi Ramës ka qenë dhe mbetet ndërtimi i shtetit privat, që nuk ndihmon dhe nuk punon për njerëzit.

Beteja jonë për demokracinë është beteja për ndërtimin e një shteti që punon për njerëzit dhe për këtë na duhet ndryshime të thella.

Plani ynë fillon me një Reformë Zgjedhore tërësore që do ta forcojë demokracinë shqiptare dhe do të luftojë korrupsionin, do të hedhë themelet për një ekonomi të fortë e të qëndrueshme dhe do të shtrojë rrugën për integrimin europian.

Vizioni dhe alternativa jonë është e thjeshtë dhe e mundur!’ shkruan kreu i PD-së Lulzim Basha 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *