Vendosni fjalën kyçe....

Prokuroria rihap çështjen e 21 Janarit, do pyeten sërish punonjësit e Gardës


Prokuroria e Tiranës ka rihapur çështjen për vrasjen e Aleks Nikës me datë 21 janar të vitit 2011 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ngjarje e ndodhur gjatë protestës së opozitës së atëhershme.

Organi i Akuzës ka rihapur hetimet vetëm për vrasjen e Nikës dhe Dedës, pasi për dy personat e tjerë që humbën jetën hetimet janë mbyllur dhe ka të dënuar.

Ishte Policia e Tiranës, që i kërkoi Prokurorisë të rihapë hetimet për ngjarjen e “21 Janarit”.

Ky vendim nënkupton që për vrasjen e Aleks Nikës do të ripyeten edhe njëherë personat që kanë pasur dijeni për ngjarjen, si punonjës të Gardës dhe familjarët e të ndjerit.