Vendosni fjalën kyçe....

Plagosi pesë besimtarë në xhami, autori i shtrirë përtokë goditet me shkelma (Video)


Ky është çasti kur një grup personash shtrijnë përtokë e godasin me shkelma e shuplaka në kokë 34-vjeçarin Rudolf Nikolli, që plagosi me thikë pesë persona në xhaminë ‘Dine Hoxha’ te rruga e Kavajës në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme brenda xhamisë, ku 34-vjeçari Rudolf Nikolli, plagosi me thikë pesë persona. Ai është shoqëruar nga policia ndërsa nuk dihen ende shkaqet e sulmit.

Pesë personat e lënduar janë dërguar në spitalin e Traumës ku janë jashtë rrezikut për jetën.

Në një deklaratë pas pak ngjarjes, imami i xhamisë, Ahmed Kalaja, tha se sulmi ishte një akt barbar ndaj besimtarëve në muajin e Ramazanit ndërsa uroi që të mos bëhej fjalë për sulm terrorist dhe që autori të merrte dënimin e merituar.

*Video Credit: Report TV


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *