Vendosni fjalën kyçe....

Komiteti Teknik lehtëson masat kundër Covid-19: Nga 1 qershori hiqen maskat në ambientet e jashtme, ora policore shtyhet në 23:00


Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë sot në një Konferencë për mediet, për të bërë publik vendimin për lehtësimin e masave të mbrojtjes ndaj Covid-19.

“Duke filluar nga data 1 Qershor, do të hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme, ndërsa maska do të vijohet të mbetet e detyrueshme në ambiente e mbyllura dhe mjetet e transportit publik.

Mbajtja e maskës rekomandohet kudo ku nuk është e mundur të respektohet distance sociale.

Ora policore nga ora 22:00 do të kalojë në orën 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Përsa i përket klubeve të natës, do të mbeten të mbyllura dhe muzika do të lejohet deri në orën 22:00.

Ndërsa grumbullimet nga 10 persona, bëhen 50 persona.

Duke filluar nga 1 korriku, ora policore shtyhet në orën 24:00.

Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do të jetë në 22:00.

Do lejohen kampionatet sportive me prezencën e tifozëve të reduktuar.”– tha zv.ministrja Mira Rakacolli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *