Vendosni fjalën kyçe....

Mjekët dhunojnë pacientin, Ministria: Dënojmë aktin, do kryejmë hetim administrativ


Emisioni “Stop” publikoi ditën e sotme  një audio-regjistrim ku 4 mjekë të spitalit të Fierit kanë ushtruar dhunë ndaj qytetarit Ardit Klima. Ky i fundit është arrestuar disa ditë më parë për dhunë ndaj bluzave të bardha.

Pas publikimit të denoncimit ka reaguar Ministria e Shëndetësisë e cila kërkon hetim të plotë të ngjarjes dhe dënon dhunën. Gjithashtu njofton se ka ngritur grup pune për hetim administrativ të ngjarjes.

MSHMS dënon ashpër dhunën: Hetim të plotë për ngjarjen në spitalin e Fierit

Nisur nga denoncimi i ngjarjes se rëndë në emisionin Stop në TV Klan, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon ashpër çdo formë dhune dhe e konsideron njësoj të papranueshëm çdo akt të tillë, ndaj bluzave të bardha dhe ndaj çdo qytetari.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur menjëherë një grup pune për të kryer një hetim administrativ mbi ngjarjen dhe njëherësh nxit organet kompetente të kryejnë zbardhjen sa më të shpejtë të saj”-shkruan Ministria.

Në material dëgjohet sesi mjeku neurolog Enver Halili bashkë me disa kolegë të tij mjeku i Hemodinamikës, Ndriçim Kallashi dhe një tjetër i quajtur Luli, e kanë rrahur dhe fyer në mënyrë çnjerëzore Arditin.

Transkripti i audio-regjistrimit

Djali: Hajde shikoje pak plakun tim, tani! Rri unë këtu, vetëm të të shoh unë, që ti po vete!

Enver Halili, neurolog: E shoh unë babanë, ti prit atje jashtë!

Djali: Tani të shkosh!

Enver Halili, neurolog: Jashtë thashë!

(Nis përplasja)

Djali: Ooooo!

Mjeku: Bjeri qenit!

O k*** e m***

Kë godet ti?

Djali: Nuk e godita.

Mjeku: Do na japësh urdhra? Kë godet mor pis?!

Djali: Nuk e godita.

O qelbësirë! Mjekun godet, mor qelbësirë? B**** m***

Djali: Boll, or boll!

Mjeku: Goditet mjeku me karrige?

Djali: E mora për mbrojtje. Nuk e godita!

Mor pis!

Djali: Pse gënjeni? Kush po më mban, se nuk po shikoj? Nuk shikoj më, jam qërruar.

Mjeku: Ta q****  Ule kokën!

Djali: Dakord…! Nuk shikoj më.

Mjeku: Ule kokën!

Djali: E ula!

Dhuna vazhdon ndaj të riut.

Djali: O Luli të pashë, je çun lagje. Më fal, e ula! Jo në fytyrë! Jo nga koka!

Mjeku: Hiqe dorën!

Djali: Jo nga koka!

Mjeku: Mos luaj!

Djali: Nuk luaj, por jo nga koka…!

Mjeku: Kështu e doje ti? K***

Mjeku: Lidhe, q*****

Djali: Mos më qëllo më!

Mjeku: Legen!

Mjeku: Na çau k*** bëj këtë e bëj atë!

Djali: Mos më godisni më! Oooo barku!

Mjeku: Ku e ke atë  celularin? Të q*** ku e ke celularin? Nxirre! Ku e ka?

Djali: Enver, të kam respektuar si shok. Oh, ma q* stomakun.

Mjeku: Do të të q* miun e shtëpisë, do të të q** në b*** po lëre stomakun ti!

Mjeku: Hë, k** , do vazhdosh më?

Djali: Jo, jo, rri, boll, të lutem!

Djali: Çfarë të vazhdoj më unë? Nuk shoh më nga sytë! Po të them të lutem! Jo nga koka!

Mjeku: Kokë e madhe ti b***. Thuaj: “Jam k*rvë”

Djali: Nuk jam k*rvë!

Mjeku: Bjeri, q* motrën bjeri!

Djali: Më bën m** katër me një.

Mjekët mohojnë ta kenë prekur me dorë, por fotot e Arditit dhe audio regjistrimi tregojnë të kundërtën. Drejtoria e Policisë Fier në një deklaratë për mediat bëri me dije një ditë pas ngjarjes, se u  vu në pranga 32-vjecari, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj mjekut neurolog Enver Halili, gjatë ushtrimit të detyrës.

Tashmë çështja i ka kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, e cila po heton 32-vjeçarin për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *