Vendosni fjalën kyçe....

Icardi zgjon ëndrrat e tifozëve të Juventusit, poston foton me zebrat nga udhëtimi në Afrikë


 Mauro Icardi ka rizgjuar ëndrrën e tifozëve të Juventusit për ta parë me fanelën bardhezi.

Për këtë ka mjaftuar një foto e hedhur nga sulmuesi argjentinas në Instagram. Ai është shfaqur duke fotografuar disa zebra gjatë safarit në Afrikë.

Icardi është një objektiv i kahershëm i Juventusit që në kohën kur lojtari luante për Interin.

Megjithatë zikaltërit e huazuan për një sezon të PSG-ja në vitin 2019 para se ta shisnin një vit më pas.

Sulmuesi 28-vjeçar nuk ka gjetur shumë hapësira në Francë duke qenë se në dy sezone ka luajtur 40 ndeshje gjithsej me 19 gola të shënuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *