Vendosni fjalën kyçe....

Kërkoi masë më të butë, Gjykata rrëzon kërkesën e sanitares së Sanatoriumit, Tire Alldervishi


Sanitarja Tire Alldervishi

Gjykata Penale e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Tire Alldervishit për të zëvendësuar masën e sigurisë “arrest me burg” me një masë më të butë.

Kujtojmë se sanitarja Tire Alldervishi u arrestua pas denoncimit të një vajzë në emisionin “Stop”, që ajo u kishte marrë një shumë prej 8 milion lekësh të vjetra për t’u kujdesur për nënën e saj me Covid-19, e cila më pas ndërroi jetë. Gruaja në fjalë ishte shtruar në spitalin Covid-2 “Shefqet Ndroqi” më 28 nëntor të vitit të kaluar dhe ndërroi jetë më 25 dhjetor po në këtë spital.

Vajza e 55-vjeçares akuzoi sanitaren Tire Alldervishi në emisionin “Stop” se ajo i është prezantuar si infermiere dhe se e ka mashtruar duke i marrë shuma të mëdha parash duke pretenduar se do kujdesej për të ëmën.

Por që mesazhet në “Ëhatsapp” të vajzës me nënën e saj kanë treguar se e sëmura ishte lënë edhe pa ushqim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *