Vendosni fjalën kyçe....

Drake shpallet “Artisti i Dekadës” nga “Billboard”, ia dedikon çmimin të birit (FOTO)


Mbrëmjen e së dielës, Drake është shpallur “Artisti i Dekadës” nga “Billboard Music Awards”. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, Drake shoqërohej nga prindërit e tij dhe i biri i tij Adonis.

Ai e mori djalin në skenë dhe ia dedikoi atij çmimin e rëndësishëm.

“Unë jam me të vërtetë i vetëdijshëm për muzikën time, dhe edhe nëse bëj një punë të mirë, gjithmonë do pyes veten se si mund ta kisha bërë më mirë.”- tha ai.

Ai shtoi: “Unë e di që kam kaluar një sasi të pallogaritshme orësh duke u përpjekur të analizoj të gjitha gjërat që kam bërë gabim, por sonte përnjëherë, jam i sigurt se si dreq kemi bërë diçka të drejtë”.

Drake më pas u bëri një përshëndetje të veçantë miqve të tij, bashkëpunëtorëve të tij të vjetër dhe bashkëmoshatarëve të tij.

Ai gjithashtu falënderoi “familjen e tij të bukur” dhe e ktheu vëmendjen te djali i tij, i cili kishte shpërthyer në lot deri në fund të fjalimit. “Unë dua të ta kushtoj këtë ty”- tha ai ndërsa ngriti Adonisin në krahë.

Drake u nominua në shtatë kategori në shfaqjen e këtij viti dhe ka fituar gjithashtu çmimin për “Artistin më të Mirë” të këngëve në transmetim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *