Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se ka keqtrajtuar një person, RENEA arreston Seit Manhasën


Seit Manhasa është arrestuar nga një operacion i zhvilluar nga forcat RENEA për shkak se dyshohet se ka keqtrajtuar një person.

Manahasa e ka keqtrajtuar personin dhe e ka mbajtur të mbyllur në ambientet e biznesit të tij.

Menhasa nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi për disa javë ai u mbajt në qeli si i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Emiliano Ramazanit, por kjo akuzë ra.

Nuk janë të qartë shkaqet apo rrethanat e kësaj ngjarje, si dhe policia, nuk e ka bërë të ditur identitetin e personit të dhunuar.

Paraprakisht bëhet me dije, se i dhunuari është një shtetas me banim në kryeqytet. Gjithashtu, nuk bëhet e ditur koha kur ka ndodhur ngjarja. Raportohet se operacioni është zhvilluar pas kallëzimit të bërë nga personi i dhunuar.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *