Vendosni fjalën kyçe....

Atletico Madrid fiton La Ligan spanjolle


Atletico Madrid është shpallur kampion i Spanjës për sezonin 2020-2021.

Një kampionat i cili është luftuar deri në sfidën e fundit mes Real Madridit, Barcelonës dhe kampionëve të sapo shpallur.

Në sfidën e sotme Atl.Madrid fitoi ndaj Real Valladolid me përmbysje me rezultatin 1-2.

Edhe Real Madrid fitoi me përmbysje po me rezultatin 2-1 ndaj Villareal.

Barcelona nga ana tjetër u rendit në vendin e tretë, ndërsa sot fitoi me Eibar me rezultatin 0-1.

Për Atletico Madrid kjo është hera e 11 si kampione e La Ligës në historinë e klubit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *