Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja e djalit të policit dje në Vlorë, arrestohet i dyshuari 20-vjeçar


Arrestohet i dyshuari për plagosjen me thikë ditën e djeshme të djalit të një efektivi policie në qytetin bregdetar të Vlorës.

Ditën e djeshme policia tha se i plagosuri ishte 20-vjeç, mirëpo në njoftimin e sotëm thuhet se është i mitur, 17-vjeç. Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë i dyshuari i arrestuar është një djalë 20-vjeçar me inicialet L.SH.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Sh., 20 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas dyshohet se paraditen e djeshme, në një lokal në lagjen ‘24 Maji’, pas një konflikti të çastit ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin e mitur A. L., 17 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”- bëri me dije policia.

Ende nuk dihen arsyet e konfliktit midis dy të rinjve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *