Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Të tre inceneratorët janë ndërtuar pa leje mjedisore, ministrat dhe stafet përgjegjëse duhet të jenë para drejtësisë


Pas mbledhjes së Komisionit Hetimor ditën e sotme e cila zgjati në kohë dhe ku u morrën në pyetje një numër i madh zyrtarësh dhe administrator të inceneratorëve, kryetarja Jorida Tabaku doli në një konferencë për shtyp.

Tabaku u shpreh se të tre inceneratorët, ai i Tiranës, Fierit dhe Elbasanit kanë shkelur ligjin me të dyja këmbët.

Tabaku tha se të gjithë do të shohin si do të vendosen para përgjegjësisë zyrtarët që kanë firmosur, por edhe zyrtarët politike. “Çdo gjë është bërë me vullnet politik. Janë thirrur punonjës në zyrat e shtetit”, tha Tabaku.

Kemi parë si është bërë PS sot mburojë e dëshmitareve të marrë në pyetje. Ajo që ka ndodhur me procedurën e Elbasanit që nuk është publikuar është procedurat me shkeljen më flagrante. E njëjta gjë ka ndodhur me inceneratorin e Tiranës dhe të Fierit.

Të tre nuk kanë pasur leje mjedisore, kanë shkelur me të dyja këmbët ligjin.

Sot zbuluam se institucione shtetërorë i lanë duar duke thënë se nuk jemi të përfshirë në këtë aferë.

Ne sot dëgjuam disa pohime të rëndësishme, nga kryetari i bashkisë së Elbasanit. Unë besoj se e trajtuam çështjen sic duhet. Nuk bëhet fjalë për incenerim, por pse u vendos të ngriheshin inceneratorë kur  të tre nuk kanë kapacitetin për të mbuluar nevojat që ka Shqipëria. Pse iu dha një kompanie që nuk ka asnjë eksperiencë.

Jemi të angazhuar për ta çuar deri në fund këtë aferë. Të treja procedurat janë korruptive edhe Zbatimi i kontratave është korruptive. Ministrat përgjegjës dhe stafet e tyre duhet të jenë  para drejtësisë.

Kompanitë kanë paguar veten e tyre. Kanë paguar shpenzime të jashtëzakonshme për inceneratorë që nuk ekzistojnë. Kanë marrë monopole, kontrata dhe licenca.

Edhe pak ditë kemi në dispozicion dhe të gjithë do të shohin si ne do të vendosim para përgjegjësisë zyrtarët që kanë firmosur, por edhe zyrtarët politike. Çdo gjë është bërë me vullnet politik. Janë thirrur punonjës në zyrat e shtetit.

Sot zyrtarët ishin të frikësuar nga ligji dhe komisionit hetimor. Përgjegjësit janë të qartë. Të premten do të denoncojmë fakte të reja. Jemi në pritje edhe të dëshmisë së administratoret të Fierit.

Të gjithë po kuptojnë se 430 mln euro kanë shkuar në drejtim të paditur, në xhepat e Zotos, Mërtirit dhe Gugallias.

Edi Rama, tre ministra, tre kryetar bashkia dhe një grup zyrtarësh përgjegjës për këtë aferë po bëhet publik grupi kriminal që ne e kemi denoncuar”-deklaroi Tabaku.