Vendosni fjalën kyçe....

Ministri Klosi pas takimit me homologun grek: Greqia do të jetë e hapur për turistët shqiptarë këtë sezon


Ministri i Turizmit Blendi Klosi, thotë se Greqia do të jetë e hapur për turistët shqiptarë këtë sezon. Këtë deklaratë Klosi e bëri pas zhvillimit të një takimi me homologun e tij grek, Haris Theocharis.

Klosi shkruan se Theocharis garantoi lëvizjen e lirë në kufi për shqiptarët, në zbatim të protokolleve shëndetësore kundër koronavirusit.

“Homologu grek, Ministri i Turizmit, Haris Theocharis garantoi lëvizjen e lirë në kufi, në zbatim të protokolleve shëndetësore anticovid. Kjo, për t’i dhënë frymë dhe mundësi rimëkëmbje turizmit.”- shkruan Klosi në një postim në “Twitter”.

Megjithatë në këtë postim, Klosi nuk ka sqaruar se në cilën datë do të nisë lëvizja e lirë drejt Greqisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *